Fjalë Kyçe

Ramiz Lladrovci tregon se kush e kërcënoi me jetë

Ramiz Lladrovci tregon se kush e kërcënoi me jetë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë kërcënim me jetë nga një person.

Lladrovci ka dhënë sqarime se kur dhe nga kush është kërcënuar me jetë.

“Lidhur me interesimin e gazetarëve, rreth një kërcënimi kundër meje, jap sqarimin në vijim: Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social. Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre”, ka thënë Lladrovci.

Ai tha se veprimet tjera janë në dorë të institucioneve përgjegjëse, të cilave edhe ju beson, ndërsa ka shprehur falënderim për punën dhe angazhimin e tyre.