Fjalë Kyçe

Reagon Osmani: Kurti të na kërkojë falje dhe Konjufca të mos flasë për mua si për figura shahu

Reagon Osmani: Kurti të na kërkojë falje dhe Konjufca të mos flasë për mua si për figura shahu

Vjosa Osmani thotë se pret që Albin Kurti t’i kërkojë falje LDK-së për gjuhën që zyrtarë të saj pasi ka dështuar koalicioni parazgjedhor.

“Gjuha që është përdorë nga disa zyrtarë të Vetëvendosjes, që ka dështuar shkaku i mosgatishmërisë së tyre, është gjuhë për keqardhje që do të duhej të distancohej kreu i Vetëvendosjes. Pres shumë që të ndodhë kjo në ditët në vijim”, ka thënë Osmani.

Sa i përket deklaratës së Glauk Konjufës se Osmani do të mund të ishte kryetare e Kuvendit, ajo thotë se ‘e trajtuan si figurë shahu’.

“Pozitën ma cakton qytetari i Kosovës, jo Vetëvendosja”, ka thënë Osmani.