Fjalë Kyçe

Rrahjet kthehen në fenomen në vend

Në Gjilan, Vushtrri, Gjakovë e Prishtinë, grupet e të rinjve përleshen mes veti.

Policia shton patrullimin për t’i parandaluar.

Dy grupe të të rinjve, janë përfshirë në një përleshje fizike.

Në këtë rrahje që ndodhi në një nga lokalet e një pompe derivatesh në Gjilan, shihen të rinjtë teksa godasin njërin tjetrin me grushte.

Madje, përleshja eskalon deri në atë pikë, saqë fillon përdorimi edhe i karrigeve dhe mjeteve të tjera për ta goditur njëri tjetrin.

E gjithë ngjarja, është xhiruar në një video amatore, në të cilën shihet se në kohen kur ndodhi rrahja, lokali ishte përplot me myshterinj.

Policia thotë se 5 personat e përfshirë në këtë incident ishin nën ndikimin e alkoolit, raporton T7. Ndërsa vetëm njëri prej tyre ka pasur lëndime të trupore.

Një tjetër rrahje ndodhi të mërkurën mbrëma në qendër të Vushtrrisë.

Aty dy persona shihet ta godasin një tjetër derisa ai ishte shtrirë për tokë. Në këtë incident janë përdorur edhe armë të ftohta.

Por, rrahja nuk përfundoi me kaq. Pasi që i shpëtoi goditjes së thikës, njëri nga të përfshirët në rrahje me një karrige në dorë, duke e lënë të shtrirë personin që tentoi ta godiste.

Edhe këtu, përreth kishte shume qytetarë të tjerë.

Një rrahje tjetër masive, kishte ndodhur javë me parë edhe në Gjakovë,

Madje aty, Policia e Kosovës, mezi që kishte arritur ta ndalte këtë përleshje.

Duke i parë gjithë këto incidente, policia e Kosovës ka shtuar kontrollet, sidmos në ato vende ku mund të ndodhin incidente të tilla.

Në një përgjigje për televizionin T7, policia, kanë thënë që janë duke i ndërmarrë të gjitha masat që t’i parandalojnë përleshjet e tilla.

“Policia e Kosovës në këtë drejtim ka bashkëpunim të mirë edhe me qytetarët të cilët informojmë Policinë e Kosovës për rastet e tilla te cilat kane motive të ndryshme. PK-ja bazuar ne planifikimet e saja, bazuar ne patrullimet dhe prezencën e shtuar te njësiteve policore, ka arritur qe te parandaloje dhe njëherësh të arrestojë person/a të dyshuar të involvuar në vepra te tilla”.

Raste të tilla të  rrahjeve janë shënuar edhe para disa javësh në Prishtinë.

Ndërkohë sociologu, Ferdi Kamberi, tregon disa nga shkaqet, që po i shtyjnë të rinjtë të përfshihen në rrahje.

Në fund, Kamberi thotë që kjo gjë, mund ta dëmtojë imazhin e rinisë në Kosovë, dhe ta shtojë pasiguri sociale në shoqëri.