Fjalë Kyçe

Shqetësuese: Qentë endacak sulmojnë studentin në oborrin e Bibliotekës Kombëtare

Shqetësuese: Qentë endacak sulmojnë studentin në oborrin e Bibliotekës Kombëtare

Qentë endacak janë kthyer në shqetësim serioz për banorët e Komunës së Prishtinës.

Gjatë orëve të mbrëmjes, disa qenë kanë sulmuar një student në oborrin e Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet.

Ai ka pësuar disa lëndime të lehta trupore dhe fatmirësisht ka arritur të ik me shpejtësi nga ta.

Studenti në fjalë ka dërguar disa fotografi të lëndimeve që ka pësuar derisa po largohej me vrap.

I njëjti i ka shkruar edhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe i ka treguar për shqetësimin.