Fjalë Kyçe

Shqipëria nuk e gjen qetësinë: Goditet përsëri nga tërmeti

Shqipëria nuk e gjen qetësinë: Goditet përsëri nga tërmeti

Një tërmet ka goditur Shqipërinë para pak çastesh, me magnitudë prej 3.2 shkallë të Rihterit.

Sipas informacioneve nga EMSC tërmeti me magnitudë 3.2 është ndjerë në orën 17:57 dhe epiqendra ka qenë 12 kilometra në verilindje të Ersekës.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në rrethin e Korçës dhe të Tiranës.

Nuk raportohet për dëme materiale.

Kujtojmë që Tirana dhe Korça kanë qenë zonat më të prekura nga lëkundjet sizmike në muajt e fundit.