Fjalë Kyçe

Shqiptarët mund të fitojnë 5 ulëse në Parlamentin e Serbisë, ky është plani

Shqiptarët mund të fitojnë 5 ulëse në Parlamentin e Serbisë, ky është plani

Liderët e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, kanë nënshkruar të enjten e 16 janarit një marrëveshje, përmes së cilës kanë marrë vendim që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi në një listë të përbashkët.

Në lidhje me këtë marrëveshje, për iniciativën dhe procesin se si kanë arritur deri këtu, në një intervistë për Telegrafin ka folur kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ishte edhe iniciatori i kësaj marrëveshjeje.

Arifi tha se kjo është një arritje e madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, e njëkohësisht ai shpreson se ky bashkim i liderëve të partive politike në vendin e tij, të shërbej si shembull edhe për shqiptarët në rajon, që të jenë të bashkuar.

Ndër të tjera, ai tha se për dallim nga herët e tjera,kësaj here shqiptarët do të përfaqësohen nga katër deputet në parlamentin e Serbisë, gjë që iu jep atyre më shumë mundësi që të ngrisin zërin për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, e madje ai shpreson se do të mund të japin kontributin e tyre edhe në bërjen e një marrëveshjeje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Keni nënshkruar një marrëveshje për bashkimin e liderëve të Luginës së Preshevës në një listë të përbashkët për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, çfarë do të thotë kjo për juve dhe qytetarët e Luginës së Preshevës?

Shqiprim Arifi: Normalisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës, nënkupton kjo listë që arritëm diçka që nuk është arrit më herët asnjëherë, rreth zgjedhjeve parlamentare, çdo katër vjet, 20 viteve të fundit ka pasur debate të idiologjizuar mes njërit apo tjetrit krah që pro apo kontra pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, janë  polarizuar pozicionet e të dy krahëve dhe  gjithmonë ka ardh në një moment që faktori shqiptar politik në Luginë të Preshevës, është përçarë, që ka reflektuar normalisht edhe në shoqëri e më gjërë, kështu që 2020-ta, neve na ka zënë në një marrëveshje, e cila kësaj radhe ka unifikuar krahët, pro dhe kontra pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, dhe kjo është një arritje pikë së pari për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për arsye se i bartë problemet politike të cilat i kemi tani në dekada, nga Lugina e Preshevës, në një debat intern me njëri-tjetrin, direkt në qendër, në Beograd, ku është mënyra më e mirë e artikulimit dhe ku artikulohemi pastaj në mënyrë të unifikuar kundrejt qeverisë serbe. Për mua personalisht nënkupton kjo marrëveshje, një arritje në programin tonë politik, të partisë sonë, Alternativa për Ndryshim, e cila edhe kësaj radhe tregon që duke dhënë shumë për vendin, duke bërë kompromise të shumta tregon se ka një strategji të thellë kombëtare e shqiptare, në të mirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

A janë të përfshira partitë e të gjitha qyteteve, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc në këtë marrëveshje?

Shqiprim Arifi: Duhet të kuptojmë që Lugina e Preshevës ka bërë një ndryshim radikal në spektrin politik të saj, në 2015-tën kemi pasur 10 parti politike gjithsej, atëherë në 2020-tën, i kemi vetëm 5 parti politike, plus një grup qytetar, nga këto gjashtë organizime politike, tani në këtë listë i kemi 5 parti, 5 organizime politike të cilat marrin pjesë në këtë marrëveshje, dhe njëra parti politike e cila kryesisht ka qenë 20 viteve të fundit krah i cili  ka qenë gjithmonë kontra pjesëmarrjeve në zgjedhjet parlamentare edhe të ish-kryetarit Mustafa, i cili paraqet një nga gjashtë partitë politike të cilat mendojnë se nuk është mirë për të marrë pjesë, i cili është qëndrimi i tij më së shumti personal sesa partiak, por me rëndësi është që 90 për qind të partive politike janë të përfshira në këtë listë dhe kjo e bën fuqinë e unitetit edhe më të qartë.

A i keni filluar përgatitjet për këto zgjedhje, dhe cilët janë kandidatët potencial që do të marrin pjesë në këto zgjedhje?

Shqiprim Arifi: Përgatitjet ende nuk kanë filluar, nëse e marrim marrëveshjen të cilën e kemi nënshkruar si pjesë e një përgatitje, atëherë ky është hapi i parë që ka qenë për neve me rëndësi, ne jemi duke pritur vendimin e qeverisë, apo parlamentit të Serbisë për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, që ende nuk ka ndodhur, kështu që përgatitjet janë në sferën psikologjike dhe në vija të trasha, por jo në detaje, kurse kandidatët normalisht përcaktohen nga partitë politike pjesëmarrëse në këtë listë të përbashkët, në procese interne të cilat çdo parti i ka.

A do të ketë kandidat nga të gjitha partitë në këtë listë?

Shqiprim Arifi: Çdo parti ka mundësi të paraqet një kandidat në listë, i përket asaj kënd e përzgjedhin, se si e përzgjedhin në proceset partiake të tyre, por me rëndësi është që ne do t’i kemi minimum katër kandidat, për zgjedhjet parlamentare në këtë listë të bashkuar që është edhe teknikisht dhe teorikisht e mundur të arrijmë që t’i dërgojmë deri në katër kandidat në Kuvend, me rëndësi është që të kemi një numër minimal nga tre deputet, që munden të jenë pjesë e përbërjes së re të parlamentit të Serbisë, dhe pastaj fillon ndërtimi i grupit parlamentar me ndonjë minoritet tjetër të parlamentit të Serbisë, që pastaj kemi mundësi të kemi edhe më shumë fuqi politike në këtë parlament nëpërmjet grupit parlamentar.

A është kjo hera e parë që liderët e partive politike në Luginën e Preshevës bëhen bashkë për të marr pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi?

Shqiprim Arifi: Po, është hera e parë në historinë më të re politike të Luginës së Preshevës, që spektri  politik shqiptar apo shqiptarët e Luginës së Preshevës, marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Për këtë e thashë edhe më herët, është një lajm fantastik, që jo vetëm neve këtu në Luginë të Preshevës, por besoj edhe të reflektoj edhe në rajonin më të gjerë, në Maqedoni e në Kosovë, Mal të Zi e edhe në Shqipëri, të reflektoj atë frymën e unitetit, të reflektoj atë idenë që nëpërmjet bashkimit në fushën e politikës, ne mund të arrijmë shumë, shumë larg, e sidomos pas gjithë lajmeve të viteve të fundit të cilat qytetarët shqiptar, gjithandej në rajonin shqiptar është duke i demotivuar dhe është duke i futur ndoshta edhe në forma të ndryshme në pozitë  që të largohen nga ky vend, nga dëshpërimi, sidomos të rinjtë, është një lajm nga Lugina e Preshevës që të rinjtë i ka unifikuar në aspektin politik, për arsye se Alternativa për Ndryshim është partia më e madhe në Luginë të Preshevës, por edhe më e re nga përbërja e saj, nga të rinj të Luginës së Preshevës, janë një shembull  i fuqishëm sesi me qasjen e saj në politikë të 5 viteve të fundin, kanë mundur të sjellin një spektër të ri politik në Luginë të Preshevës, dhe nëpërmjet këtij spektri pastaj edhe unifikimin e duhur për me qenë më të fuqishëm në fushën politike, sidomos pasi gjindemi nën administratën e Republikës së Serbisë, dhe kështu që unë mendoj se ky është një lajm i mirë por edhe një motiv i mirë për të gjithë të rinjtë kudo qofshin, në rajonin shqiptar, që të organizohen, të formohen, të qasen, të garojnë, pastaj edhe të menaxhojnë shqiptarët kudo që gjinden.

Cilat janë pikat në të cilat do të fokusohen kandidatët shqiptar në këto zgjedhje, a keni tashmë një plan se cilat interesa do t’i mbrojnë këta kandidatë në të ardhmen në parlamentin e Serbisë?

Shqiprim Arifi: Shqiptarët në Luginë të Preshevësm, që nga viti ’92, nga Referendumi, për Autonomi Territoriale dhe me të drejtë bashkëngjitje me Republikën e Kosovës, e deri në 2020-tën, i kanë artikuluar kërkesat e tyre kundrejt Qeverisë së Serbisë, të cilat kurrë nuk janë marrë parasysh, aq sa duhet dhe në formë si duhet. Gjithashtu kemi pasur edhe luftën, konfliktin militar, luftën e UÇPMB-së, në vitin 2001, ku kanë rrjedh disa  platforma pastaj të cilat i kanë artikuluar  kërkesat tona. Normalisht, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë minoriteti më i shkelur dhe më i diskriminuar, jo vetëm në Serbi por në gjithë rajonin ballkanik, normalisht që është lehtë për neve  për me i kërku gjërat të cilat fillojnë ndoshta nga të drejtat elementare, njerëzore, dhe deri në përfshirjen në institucionin shtetëror në mënyrë proporcionale, deri në kërkesën tonë të teksteve shkollore, të nevojave tona më  elementare në vendin tonë, ne kemi një spektër të gjërë, çka kërkojmë, por edhe të mos harrojmë  se shqiptarët e Luginës së Preshevës nëpërmjet pjesëmarrjes në Parlamentin e Serbisë në të ardhmen, artikulojnë edhe më fuqishëm marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, për arsye se mendojmë se mund të jemi ata të cilët edhe në Parlamentin e Serbisë, mund t’i vetëdijësojmë nëpërmjet debatit politik aty, nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, paqësore, demokratike, dhe të qëndrueshme me Republikën e Kosovës, pasi që shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë ata të cilët mes Serbisë  dhe Republikës së Kosovës, janë ata të cilët më së shumti viktimizohen. Është kjo e fundit, kjo me tarifën që është vendosur nga Republika e Kosovës me Serbinë të cilën politikisht e kemi përkrahur, por ekonomikisht neve na ka dëmtuar, apo deri në diplomat e të rinjve tanë që studiojnë në Kosovë dhe nuk munden të nostrifikohen në Serbi kështu që nëpërmjet kësaj pastaj edhe ikin. Kështu që, paraqitja jonë në Parlamentin e Serbisë do t’i prek shumë, shumë tema që në fund pastaj normalisht të ndikojmë në marrëveshjen e duhur, mes Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë.

Cili ishte roli i ministrit të jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakajt në procesin për arritjen e kësaj marrëveshjeje?

Shqiprim Arifi: Në fakt, nisma për listën e përbashkët, të unifikuar për zgjedhjet parlamentare në 2020-tën, është filluar nga vet ne, në 2018-ën, kur unë kam kërkuar në aso kohe që të fillojmë që të mendojmë dhe të qasemi kundrejt një liste të përbashkët që duhet të arrihet spektri politik shqiptar, por në koordinim dhe sinkronizim të përbashkët që ta bëjmë edhe më të fuqishëm me Republikën e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës. Unë  edhe vitin e kaluar, takimin që e kam pasur me Kryeministrin Rama dhe ministrin Cakaj, në tetor të 2019-ës, i kam informuar rreth idesë, kam insistuar që të marrin pjesë si mediator mes partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Kryeministri Rama ra dakord menjëherë dhe e obligoi ministrin Cakaj që të koordinoj punët për listën e unifikuar menjëherë, së bashku për të ardhmen. Ministri Cakaj pastaj në koordinim me neve aranzhuam të gjitha hapat e duhura, negociatat, takimet, që filluan para një muaji e gjysmë, dhe përfunduan tani në këtë javë, unë e kam falënderuar Ministrin Cakaj për angazhimin e tij, dhe unë gjithashtu dua ta falënderoj partinë time, Alternativa për Ndryshim, të rinjtë, të cilët më kanë motivuar  në vazhdimësi, të kontribuoj, në atë që sa më shumë vepra të mira  të sjellim për vendin tonë, për shqiptarët në përgjithësi dhe nëpërmjet kësaj kemi mundur të reflektojmë edhe në rajon që është e mundur të unifikohemi. Tash kemi edhje edhe në Maqedoni, ne e kemi situatën peng edhe në Republikën e Kosovës, ku mendoj që më duhet të tejkalohen këto mentalitetet e vjetra, të cilat pengojnë progresin dhe zhvillimin. Ka ardhur koha se të rinjtë, sikur  këtu në Preshevë, unë jam vetëm ai i cili është në skenë por janë me qindra e mijëra të rinj të cilët  janë në Preshevë këtu që e kanë bërë këtë ndryshim këtu dhe kanë kontribuar në këtë situatë që e kemi sot dhe që rezulton edhe në një listë të unifikuar. Kështu që roli më i madh për këtë listë i takon më shumë të rinjve të Luginës së Preshevës, apo partisë sonë e cila i rrumbullakson, e i përafron më shumë të rinjtë në këtë pjesë të Shqiptarisë dhe pastaj merr pjesë edhe Kryeminsitri Rama, edhe ministri Cakaj, por marrin pjesë edhe shumë të tjerë, shokë e miq të cilët kanë kontribuar edhe në Kosovë, në këtë drejtim, askush  nga partitë politike deri më tani, por edhe më herët, brenda dy muajve, unë jam konsultuar edhe me të gjithë, nuk kanë qenë kundër por vetëm pro, e shohin edhe Presidentin Thaçi i cili paraqet këtë si një arritje, vëmendja të mos jetë shumë të ministri Cakaj, sesa është te shqiptarët, por ministrit Cakaj i takon gjithashtu falënderimi për mendimin e mirëfilltë të cilin ia ka bërë. Kështu që faleminderit Qeverisë së Shqipërisë, faleminderit edhe Kosova, për gjithë këtë mbështetje, kjo është ende fillimi, puna na pret tani, duhet siç thuhet në Preshevë: “T’i grahim punës”.