Fjalë Kyçe

Shtohen zërat pro Vjosa Osmanit në LDK

Shtohen zërat pro Vjosa Osmanit në LDK

Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po shtohen zërat që dalin në përkrahje të Vjosa Osmanit. Së fundi mbështetje për të lidhur koalicion i ka dhënë edhe deputeti nga Prizreni Haxhi Avdyli. Më herët ka qenë edhe deputeti nga Gjilani Fatmir Rexhepi që i ka dhënë mbështetje Osmanit.

Postimi i plotë i Avdylit:

Nëse koalicioni LDK-VV dështon, per të cilin të gjithë ne të votuarit e LDK-së por edhe të VV-së jemi zotuar para secilit qytetar që na besoi, atëherë do gjykohemi si të paaftë, interesgjinj, e cikrrimtarë jo të denjë për të materializuar vullnetin për ndryshim. Me te drejtë, Vjosa Osmani, vazhdimisht thekson se vullneti qytetar duhet te jete mbi te gjitha, sepse 206.000 votuesit tanë , votuan për ne duke BESUAR në ndryshim, e kundër keqqeverisjes së PAN-it. Çdo kush që mendon ta tjetërsoi këtë BESIM, sdo lejohet, as nga ne e as nga ata 206.000 votues. Sdo lejojmë ta vrasim shpresën e të na gjykoi historia që ne heshtëm kur dikush na tjetërsoi votën. Koalicioni i territ ,edhe mund bëhet duke shkelur mbi heshtjen e mosveprimin tonë, ndoshta edhe për disa minuta bëjnë marrëveshje për pushtet, por ka ardhë koha me thënë të gjithë ne BOLL MA. Bëne më atë marrëveshje të koalicionit VV-LDK , e tejkaloni interesat e matura me miligram, sepse shteti e Kosova është mbi ne. Sepse ne u votuam për ndryshim të gjendjes, e jo vazhdim të amullisë.