Fjalë Kyçe

Telat e rrymës marrin flakë, rrezikohet komplet ndërtesa

Telat e rrymës marrin flakë, rrezikohet komplet ndërtesa

Një shtyllë elektrike ka marrë flakë në lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë, konkretisht në rrugën Gazmend Zajmi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërkaq një video që ka siguruar Telegrafi shihet që shtylla elektrike vazhdon të digjet, duke rrezikuar kështu objektin e kolegjit “Pjetër Budi”.

Ende nuk dihen shkaqet e shkaktimit të zjarri.

Telegrafi ka tentuar të flasë më policinë, por momentalisht nuk ka marrë përgjigje.