Fjalë Kyçe

Telekomi dhe Z-Mobile shtyjnë afatin e përmbarimit të borxhit

Telekomi dhe Z-Mobile shtyjnë afatin e përmbarimit të borxhit

Pas një takimi të gjatë mes Menaxhmentit të Telekomit dhe Z-Mobile në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, palët janë pajtuar që të shtyhet afati i përmbarimit të pagesës për Z-Mobile.

“Është e vërtetë, sapo e përfunduam takimin. Së shpejti do të dalim me një komunikatë”, ka thënë për Kohën Ditore, Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka.

Borxhi që Telekomi ia ka Z-Mobile-it llogaritet në afër 26 milionë euro.