Fjalë Kyçe

Thaçi: Ibrahim Rugova donte shkëmbim territoresh

Thaçi: Ibrahim Rugova donte shkëmbim territoresh

Presidenti Hashim Thaci thotë se ideja e korrigjimi të kufijve është e tij dhe ai është angazhuar edhe në Samitin e Berlinit për këtë.

“Është qesharake të mendohet se ideja për përfshirjen e Luginës të jetë e Vuciqit apo ndokujt tjetër. Është fakt se në të gjitha regjistrimet e vizitave të udhëheqësve janë se unë kam thënë se do të angazhohem t’i bashkojë me Kosovën. Është ide e imja dhe jam angazhuar edhe në Berlin edhe kudo tjetër”, ka thënë Thaci, transmeton Gazeta Express.

Vuciq është deklaruar se ndryshimi i kufijve ishte plani i tij dhe se ky plan i ka dështuar në Berlin.

Thaci në emisionin Opinion në Klan fillimisht ka thënë se korrigjimi nuk është shkëmbim i territoreve, pastaj thotë se këtë ide e kanë pasur edhe Presidenti Ibrahim Rugova e zyrtarë të tjerë të LDK’së.

“Vuciq nuk ka propozuar plan. Ideja e tij është ndarja e Kosovës. Dallimi i shkëmbimit të territoreve dhe idesimit për korrigjim kanë dallime shumë të mëdha. Unë nuk jam pajtuar, por këtë ide e ka propozuar presidenti Rugova, e më pas Rexhep Qosja dhe Nexhat Daci si akademik”, ka thënë Thaçi.