Fjalë Kyçe

Vdes aktivisti i njohur i Vetëvendosjes në Prizren

Vdes aktivisti i njohur i Vetëvendosjes në Prizren

Ka vdekur Hysni Hyseni (Doda), aktivist dhe bashkëpunëtor i kreut të Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Lajmin e ka dhënë ky i fundit përmes një postimi në Facebook.

Postimi i tij:

Hysni Hyseni (Doda)

Na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer…

Ti ishe vetëmohimi, ti ishe frymëzimi, ti ishe guximi!

I drejtë dhe vazhdove drejtë!

Kurrë nuk u ndale, edhe kur të lënduan dhe të plagosën rëndë, besove dhe veprove!

Ti ishe shembull i babait, burrit, vëllaut, qytetarit, aktivistit, shokut…

Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë … vullnetin për mirësi.

I lehtë qoftë dheu i Kosovës vëlla Hysni,

Zoti të mëshiroftë!