Fjalë Kyçe

Vdes një person gjatë një aksidenti të djeshëm në Kosovë

Vdes një person gjatë një aksidenti të djeshëm në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar gjithsej 33 aksidente trafiku. Në mesin e këtyre aksidenteve ishte dhe një me fatalitet, 14 me persona të lënduar dhe 18 të tjerë me dëme material.

Përgjatë të njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 176 tiketa trafiku.

Duhet përkujtuar se që nga data 15 nëntor të gjithë shoferët kanë për obligim të kenë pajisjet dimërore, në të kundërtën mund të gjobiten.