Fjalë Kyçe

Vehbi Kajtazi: Gjykata Speciale do t’i ftojë krerët e shtetit

Vehbi Kajtazi: Gjykata Speciale do t’i ftojë krerët e shtetit

Kryeredaktori i Gazetës Online Insjaderi,Vehbi Kajtazi ka folur për punën e deritashme të Gjykatës Speciale, në Hagë.

Ai ka thënë se me këtë organizëm të drejtësisë, që merret me krimet e supozuara të luftës në Kosovë, do të kenë punë edhe udhëheqësit e Kosovës.

Ftesat nga Gjykata Speciale do të mbërrijnë deri tek krerët e shtetit, ka thënë Kajtazi në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Kajtazi ka parashikuar që udhëheqësit e institucioneve të vendit të paktën do të merren në pyetje nga Gjykata Speciale.

Deri më tani kujtojmë se janë ftuar disa nga krerët e UÇK-së, duke përfshirë Sami Lushtakun, Rustem Mustafa – Remi, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti si dhe disa ish-pjesëtar të UÇK-së