Fjalë Kyçe

Veseli shpalos paktin e tij kundër korrupsionit

Veseli shpalos paktin e tij kundër korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli ka shpalosur paktin e tij kundër korrupsionit, i cili përfshin pesë shtylla dhe 25 pika.

I pari i PDK-së, në një konferencë për media, tha se zbatimi i këtij plani do të kursejë miliona euro që po keqpërdoren sot. Sipas tij, ky është një plan gjithëpërfshirës për të sjellë ndryshime në Kosovë.Veseli duke folur për paktin e tij kundër korrupsionit, i renditi të gjitha shtyllat dhe pikat e këtij plani.

“Sot po shpalos planin konkret kundër korrupsionit, i cili do të nisë 5 shtylla me afër 25 pika. Këto shtylla janë forcimi i masave ndëshkuese ndaj korruptuarve, parandalimi i korrupsionit, edukimi i qytetarëve në frymën e ligjit dhe zbardhja e listës së veteranëve mashtrues. Kjo do të krijojë frymë të re. Po i shpalos shtatë pika. Së pari do të krijohet byroja kundër korrupsionit. Do të propozoj një ligj të posaçëm kundër nepotizmit. Unë do të rikthej besimin në sistemin gjyqësor dhe vettingut. Së katërti, do të themelohet fondi i konfiskimit, me ato para pasuri do të forcojmë dorën e ligjit. Së pesti, do të krijohet një komision parlamentar kundër korrupsionit. Së gjashti, ka të bëjë me legalizimin e ndërtimet pa leje, së shtati do të instalohet parimi i padisë civile të zyrtarëve publikë”, tha ai.