Fjalë Kyçe

Vetaksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, një i lënduar

Vetaksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, një i lënduar

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Besi në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku një person është lënduar.

Për pasojë, një mjet furgon me ngjyrë të kuqe ka dalë nga rruga dhe drejtuesi ka pësuar lëndime.

Rasti është konfirmuar për KosovaPress edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00, dhe se nga aksidenti një person ka mbetur i lënduar