Fjalë Kyçe

Vetëvendosje në protestë kundër vizitës së Vuçiq dhe Dodik në Tiranë

Vetëvendosje në protestë kundër vizitës së Vuçiq dhe Dodik në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë po mban protestë si kundërshtim për vizitën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe atij të Republikës Serbe Millorad Dodik në Republikën e Shqipërisë.

Boiken Abazi tha se të dy presidentët janë politikanë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai shtoi se është hera e parë që Millorad Dodik vjen në Tiranë, dhe se i njëjti është politikan non-grata në SHBA.

Abazi tha se mirëpret kundërshtimin e kancelares gjermane Angela Merkel ndaj idesë për ndryshimin e kufijve.

Ndryshe, në Tiranë sot dhe nesër mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në procesin e Brdo Brionit.