Fjalë Kyçe

“Viva Fresh” sërish shet mish të prishur, qytetarët ankohen

“Viva Fresh” sërish shet mish të prishur, qytetarët ankohen

Rrjeti i supermarketeve “Viva Fresh”, vazhdon të shes produkte të prishura të mishit.

Në janar të këtij viti, lajmi.net kishte publikuar një video skandaloze në njërin prej markteve të “Viva Fresh”, ku shiheshin minjtë që kishin formuar “çerdhe” në produktet ushqimore.

Moskujdesi ndaj klientëve në këtë kompani ka vazhduar edhe sot.

Është një qytetare ajo e cila ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, e cila ka treguar se mishi që ka blerë dje është i prishur.

Ajo ka fajësuar edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për mos efikasitetin e tyre në punë, shkruan lajmi.net.

Theksojmë se ditë më parë, komuna e Skenderajt kishte raportuar në në këtë rrjet të supermarteve në këtë qytet ishte gjetur mish i prishur.

Postimi i plotë i qytetares pa ndërhyrje:

njerz osht hera e 3 qe ky mish qellon i prishun, e kom ble dje ne viva fresh te rruga b, edhe sot i fillova me hape, filloj me liru ere teper tkeqe, un nuk e di ky shtet a qka mi thone, a qaq analfabet osht qaqe as keto gjana minimale s’din me i rregullu a? Ku duhet me u anku nese helmohemi e perfundojme ne spital? a duhet me ardhe puna me vdeke dikush mu bo e madhe a? Defitivisht osht me te ardhe gjynah ne qfare shteti jetojme!.