Fjalë Kyçe

Vjosa Osmani do t’i bashkohet Vetëvendosjes?

Vjosa Osmani do t’i bashkohet Vetëvendosjes?

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi, po deklaron se Vjosa Osmani do ta braktis LDK’në dhe t’i bashkëngjitet Lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi i PDK’së po thotë se Osmani do të kalojë në Vetëvendosje pas dështimit potencial të një marrëveshjeje qeverisëse ndërmjet LDK’së e VV’së.

Po ashtu ai po thotë se kjo do të ndodhë pasi Osmani nuk është e fuqishme në raport me ‘ujqit e vjetër’ brenda LDK’së.

Kujtojmë se edhe më herët, Vjosa Osmani kishte probleme të theksuar me kryesinë e LDK’së, madje në zgjedhjet e 2017 ajo ishte renditur në listën për deputete të LDK’së në numrin 81.