Fjalë Kyçe

Moti për dytë ditët e ardhshme

Moti për dytë ditët e ardhshme

Mbi vendin tonë në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me ditët e fundit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, kryesisht në orët e mesditës dhe në mbrëmje.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.