Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se në dy ditët e ardhshme, më 22 dhe 23 janar, në Kosovë do të mbajë mot pothuajse i ngjashëm me ditët e fundit.

Sipas një njoftimi, në fushat termike do të ketë ngritje të lehta të temperaturave. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Në mëngjes dhe gjatë natës nëpër disa lokalitete do të ketë mjegull, ndërsa ngricat parashihen në gjithë territorin. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje dhe jugperëndimit.