Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas institutit, vranësirat më të theksuara paraqiten ditën e shtune. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe mjegull të lehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Reshje shiu nuk parashihet të ketë, përpos riga të dobëta dhe të izoluara në disa pjesë të vendit, kryesisht në jug dhe juglindje. Bazuar në këtë situatë meteorologjike ditën e premte cilësia e ajrit do të jetë në vlerat e pashëndetshme, derisa të shtunën pritet përmirësim i vogël.

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Dita e sotme mbetet nën ndikimin e vranësirave të pjesshme por të dendura, me intervale të shkurta me diell, ndërsa nesër do të ketë kushte për reshje lokale shiu.

Në fushat termike do të ketë luhatje, duke bërë që dita e shtune të regjistrojë vlera të ulëta krahasuar me ditët paraprake.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.