Fjalë Kyçe

Virusi Coronavirus (nCoV) dhe rreziku i përhapjes së tij në Kosovë

Virusi Coronavirus (nCoV) dhe rreziku i përhapjes së tij në Kosovë

Mbi 18 milion njerëz tashmë janë në bllokim total në qytetin kinez Wuhan nga ku besohet se filloi përhapja e virusit tashmë të njohur Coronavirus, i cili mori jetën e mbi 20 personave dhe preku mbi 800 raste në tërë botën.

Autori ka qenë disa herë në vizita tregtare në shtetin e Kinës

Edhe pse sipas autoriteteve kineze janëmarrur hapa në parandalimin e përhapjes së virusit përmes kontrolleve të rrepta të lëvizjes së qytetarëve dhe ndalimit të punës së stacioneve, aeroporteve dhe çdo lloj lëvizje tjetër nga Wuhan, prapëseprapë ky virus dhe simptomat e tij u paraqiten me qindra kilometra larg edhe në qytetet tjera kineze.

Ka dyshime dhe për përhapje në Amerikë dhe vende të tjera, ku për këtë çështje është njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe pothuajse të gjitha shtetet e zhvilluara të botës.

Virusi besohet se është përhapur nga disa tregje të hapura të shitjes së kafshëve, ushqimeve të detit dhe shpendëve në Wuhan (qytet me popullsi mbi 15 milion banorë) në të cilin bëhej shitja dhe prerja e kafshëve për ushqim (derri, shpendëve të ndryshme, zvarranikëve).

Dyshimet e bazuara mirë flasin për përhapjen e virusit nga Lakuriqi në Kobrën kineze (si ushqime) e deri te njerëzit, i cili virus është ngjitës edhe me kontakt të largët, nga kollitja, pështyma, prekja e sendeve personale si maskave, rrobave etj.

Autoritetet kineze në Wuhan tashmë janë duke punuar 24 orë për ndërtimin e një spitali tërësisht të ri i cili do të mbulojë kapacitetet për hospitalizimin e mijëra qytetarëve të prekur nga ky virus.

Videot e shpërndara në portale të ndryshme në botë shfaqin qindra ekskavator duke punuar pandërprerë për finalizimin e shpejtë të spitalit, gjë e cila flet për rrezikun e përhapjes së këtij virusi epidemik.

Qyteti tashmë ngjan në një vend të pa banuar, shumica e qytetarëve nuk lejohet të dalin nga shtëpitë e tyre dhe lëvizja është tejet e kufizuar. Vendosja e maskave mbrojtëse tashmë pothuajse në 90% të qytetarëve atje është obligative.

Rreziku i përhapjes së këtij virusi në përmasa globale tashmëështë prezent, pasi që të gjitha autoritetet, duke përfshirë ato lokale dhe qendrore, mediat globale dhe ekspertë të fushave të ndryshme tashmë kanë dhelur alarmët dhe po vështrohet gjendja në kohë reale në 24 orë në ditë.

Përtej lajmeve të zakonshme në Kosovë nuk është folur q për këtë virus misterioz dhe rrezikshmërinë e përhapjes së tij edhe në Kosovë.

A ekziston rreziku i përhapjes së këtij virusi në Kosovë dhe cilat masa duhet ndërmarrë?

Pa dyshim që përderisa shumica e vendeve të botës janë në alarm rreth përhapjes së këtij virusi edhe ekspertët e shëndetësisë në Kosovë duhet patjetër të koleksionojnë informata të hollësishme dhe të paraqesin raportet e tyre në lidhje me këtë virus.

Se a ekziston rreziku apo jo, kjo mbetet që përfundimisht të flasin ekspertët e çështjeve përkatëse, mirëpo duke ditur se shkëmbimi tregtar i Kosovës me Kinën është aq i madh dhe me mijëra kontejnerë arrijnë nga Kina në Kosovë me mallra të ndryshme, tekstil, vegla dhe pajisje tjera, atëherë rreziku për arritjen e këtij virusi edhe në vendin tonëështë i bazuar.

Disa nga sugjerimet për mbrojtje të përhapjes së këtij virusi në vendin tonë janë: kontrollimi i të gjithë atyre që kohëve të fundit kanë udhëtuar nga Kina në Kosovë, i personave të tretë që kanë udhëtuar nga vendet tjera në Kinë dhe Kosovë; inspektimi dhe dezinfektimi i të gjitha llojeve të mallrave të importuara përmes linjave ajrore nga Kina; inspektim dhe dezinfektim i të gjitha mallrave, specifikisht produkteve ushqimore (orizit) dhe tekstileve të importuara nga Kina përmes rrugëve ujore apo tokësore, që përfshijnë periudhën janar-shkurt-mars veçanërisht, e gjithashtu masave tjera siç janë: qytetarët në vend të vendosin maska mbrojtëse dhe mbajtja e higjienës në nivel të duhur.

Virusi Coronavirus është aq i rrezikshëm saqë ende nuk dihet saktësisht origjina e tij dhe nuk ka ndonjë vaksinë parandaluese edhe pse po punohet pandërprerë në këtë drejtim. (Ekspertë dhe profesorë nga gjitha vendet janë duke bashkëpunuar në gjetjen e kurës së këtij virusi, shembull Prof. RolfHilgenfeld i cili do të udhëtojë nga Gjermania në Wuhan të Kinës për zhvillimin e zbulimeve të tij dhe për të mbështetur autoritetet kineze për gjetjen e kurës).