Fjalë Kyçe

Agnesa Vuthaj reagon pas lajmit për lidhjen me miliarderin indian

Agnesa Vuthaj reagon pas lajmit për lidhjen me miliarderin indian

Ditën e sotme në media u raportua për lidhjen e dashurisë të Agnesa Vuthajt me një miliarder indian, Chetaan Sandesara.

Për këtë ka reaguar vet Agnesa Vuthaj përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram. Ish-mis Kosova ka hedhur poshtë çdo gjë, duke shpjeguar se thjesht ka raporte pune-biznesore me të, duke qenë se punon për kompaninë e tij, pasi miliarderi indian ka biznese në gjithë botën.

Vuthaj gjithashtu ka shkruar se ajo po punon për njohjen e Kosovës nga shteti i Nigerisë. Madje familjen e Chetaan Sandesara i quan familje e dytë.

Agnesa përpos këtyre, ka publikuar dhe një video me bashkëshorten e miliarderit indian, duke shpjeguar se në udhëtimin me avion privat ishte prezente dhe vet ajo.

https://www.instagram.com/p/B7RYu1PHaJE/?utm_source=ig_web_copy_link