Fjalë Kyçe

Këngëtarja serbe zgjedh të vishet nga kreatorët shqiptarë

Këngëtarja serbe zgjedh të vishet nga kreatorët shqiptarë

Jelena Karleusa u vesh nga kreacionet e Dona Matoshit në një ceremoni që u mbajt në Beograd.

Jelena Karleusa është një prej artisteve më të njohura serbe, e cila komentohet shumë edhe për paraqitjet publike, shkruan lajmi.net.

Kur jemi tek këto paraqitje, këngëtarja së fundi ishte veshur me një fustan tejet elegant të dizejnuar nga Dona Matoshi.

Këtë  fustan ajo e veshi në “Music Awards Ceremoni”, që mbahet në Beograd dhe mori vëmendjen e të gjithëve me këtë paraqitje.

Kujtojmë se kreacionet e dizajnerëve shqiptarë çdo ditë po depërtojnë tek emrat më të njohur të ekranit, së fundi ishte Beyonce ajo që u vesh nga kreatori Valdrin Sahiti.

https://www.instagram.com/p/B72-VhYBfKl/