Kylie Jenner zbulon se dëshiron t’i ketë katër fëmijë, ashtu sikurse motra e saj Kim Kardashian.
Kylie Jenner zbuloi të martën që mund të ‘shoh veten me siguri të kem katër fëmijë’ – ashtu si motra e saj e madhe Kim Kardashian, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.22-vjeçarja, ka një vajzë, Stomi, me ish-të dashurin e saj, Travis Scott.
Në rrjete sociale, në një video ku shfaqej bashkë me Kimin, atë e pyetën se sa fëmijë dëshiron t’i ketë.“E shoh veten me siguri të kem katër fëmijë – thjesht nuk e di kur,” tha Kylie, e cila është fëmija më i vogël i Kris Jenner.“Unë nuk kam një afat kohor për këtë dhe nuk e di nëse do të kem katër fëmijë nesër ose do të kem katër fëmijë në shtatë vjet”, shtoi ajo.Kim ka katër fëmijë me bashkëshortin Kanye West, North, Chicago, Saint dhe Psalm.