Fjalë Kyçe

Mozzik i dedikon “diss” Loredanës

Mozzik i dedikon “diss” Loredanës

Ditën e sotme Mozzik ka hedhur në treg bashkëpunimin e tij të parë me reperen Tayna.

Projekti i tyre muzikor mban titullin “Edhe ti” dhe që në orët e para të publikimit ka marrë mijëra klikime.

Teksti i këngës është mjaft i qartë dhe në mendja na kanë mbetur fjalët e Mozzik: “Lakmitare ke mendu se dashnia është veç pare”.

Këto fjalë duket se lidhen drejtpërdrejt me ish-partneren e Mozzik, Loredanën.

Kjo pasi, fjalët që ka thënë në këngë, Mozzik i ka thënë edhe më herët në deklaratën e bujshme që bëri pas intervistës së Loredanës në emisionin “NIN”.

“Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë”, shkruante Mozzik ndër të tjera.

Pas kësaj edhe fansat janë të bindur se ky është një diss për Loredanën dhe mesa duket teksti i këngës së re flet shumë.