Fjalë Kyçe

Ndahet nga jeta reperi i njohur amerikan

Ndahet nga jeta reperi i njohur amerikan

Reperi i njohur si Juice Wrld ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare mëngjesin e së dielës në Çikago.

“TMZ” shkruan se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jarad A Higgins pësoi një “krizë” sapo zbriti në aeroportin e Çikagos.

Mjekët u lajmëruan menjëherë dhe e gjetën 21-vjeçarin me gjakderdhje nga goja. Ai u dërgua me urgjencë në spital, nga ku u konfirmua i vdekur. Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.