Fjalë Kyçe

Për çfarë bëhet fjalë? Luana “ngacmon” ndjekësit me një postim në “Instastory”

Për çfarë bëhet fjalë? Luana “ngacmon” ndjekësit me një postim në “Instastory”

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, zbuloi në puntatën e fundit të emisionit të saj “Shiko Kush LUAN” se ishte duke punuar për një projekt të ri televiziv.

Pa dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë, bukuroshja u shpreh se do ta shikonit në televizion për 1 ose 2 muaj. Ndërkohë ditën e sotme, Luana ka vendosur që të “ngacmojë” sërish fansat e saj të shumtë.

Në një postim në “Instastory” ajo shkruan: “Një projekt i ri televiziv???”. E të gjithë ju që mezi po prisni të shikoni Luanën sërish në ekran, burime për “Iconstyle.al” kanë treguar se në fakt emisioni i ri i Luanës do të titullohet “Take me out Albania” dhe do të realizohet tek studiot e reja ‘Nova’ në “Top Channel”.

Madje, faqja zyrtare e televizionit në “Instagram” ka ndarë edhe videon promo të emisionit të ri të Luanës, i cili do të ketë të bëjë me çifte.

“Nëse po kërkon princin e kaltër ose vajzën e ëndrrave, dashurinë me shikim të parë, aventurën televizive “Take me out Albania”, është mundësia juaj”, shkruhet krahas videos së emisionit, data e transmetimit të të cilit ende nuk është bërë e ditur.