Fjalë Kyçe

Reagimi i Encës për tërmetin: Nuk jam personazh që shfrytëzoj situata për vëmendje

Reagimi i Encës për tërmetin: Nuk jam personazh që shfrytëzoj situata për vëmendje

Shumë personazhe të njohura janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, duke mbledhur fonde, duke ndihmuar e duke kontribuar për ta.

Në periudhën ku të gjithë po flasin e po kontribuojnë për  familjet e prekura nga tërmeti, një gjë  të tillë këngëtarja shqiptare Enca Haxhiu e mendon si shfrytëzim të situatës për vëmendje.

Ajo u kritikua mjaft shumë nga të tjerët, me pretekstin se publikon imazhe, por nuk është parë kontributi i saj për tërmetin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u përgjigjet këtyre komenteve.

“Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka/ bëjnë ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt për shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja”, ka shkruar në postimin e saj Haxhia.

Këto ditë, Shqipërinë e vizitoi edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila pa nga afër disa fshatra të varfëra e po ashtu takoi edhe dy familjet që do ua rindërtojë shtëpitë.

Veç tjerash, ylli shqiptar në një të ardhme të afërt nuk e përjashton mundësinë ta vizitojë edhe Kosovën.