Fjalë Kyçe

Xhesika Ndoja ndahet nga i dashuri i saj milioner

Xhesika Ndoja ndahet nga i dashuri i saj milioner

Xhesika Ndoja mbetet një nga këngëtaret më të komentuara në media, sidomos për jetën personale.

Vitin e kaluar Xhesika prezantoi për herë të parë të dashurin për të cilin u tha se ishte milioner dhe jetonte në Vjenë.

Mirëpo lidhja e Xhesikës me të duket se ka përfunduar dhe kjo është arsyeja pse së fundmi nuk i kemi parë më bashkë.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja në postimin e fundit në Instastory ku ditën e Shën Valentinit ka shkruar “Gëzuar për ne beqarët”.

Kujtojmë që Xhesika vazhdon të jetë aktive në muzikë me videoklipe të reja.