Fjalë Kyçe

Aguero realizon het-trik, thyen edhe një rekord tjetër

Aguero realizon het-trik, thyen edhe një rekord tjetër

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero realizoi het-trik, por që arriti edhe një sukses të madh në ligën angleze. Aguero me golin e tij të parë e barazoi rekordin e Thierry Henrys që kishte shënuar 175, gola, por në të dytin arriti ta kalonte francezin.

Sergio Aguero nuk kishte të ndalur sot në fitoren 6-1 të Manchester Cityt ndaj Aston Villës në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Argjentinasi nuk ndaloi më kaq dhe e shënoi golin e tij të tretë, për ta barazuar kështu rekordin e Frank Lampardit me 177 gola. Argjentinasi ka edhe shumë punë për të bërë pasi aktualisht është sulmuesi i katërt më i mirë në histori të Ligës Premier.

Alan Shearer është i pari me 260 gola, Wayne Rooney me 208 dhe Andy Cole me 189 sosh.