Fjalë Kyçe

Aliti flet për përvojën e ndeshjes kundër Suedisë

Aliti flet për përvojën e ndeshjes kundër Suedisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar miqësoren me Suedinë, duke humbur me rezultat minimal prej 1 me 0. Për herë të parë në këtë lojë janë inkuadruar edhe lojëtarë që luajnë në ligën e Kosovës.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Fidal Aliti ka folur pas ndeshjes miqësore ndaj Suedisë të zhvilluar në Katar.

Dardanët janë mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Suedia në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin Al Ahli në Doha të Katarit.

Trajneri Bernard Challandes përveç yjeve të njohur të ekipit si Fidan Aliti, Herolind dhe Anel Rashkaj, vendosi të startojë me tre lojtarë të Superligës së Kosovës: Visar Bekaj, Armend Thaqi dhe Leotrim Bekteshi, ndërsa në pjesën e dytë inkuadroi edhe shumë lojtarë tjerë të rinj.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Aliti ka thënë se ndihet krenar që e përfaqësohen vendin, ndërsa për ndeshjen tha se ai dhe lojtarët tjerë të rinj treguan të gjitha vlerat e tyre.

“Jam krenar çdo herë që e përfaqësoj Kosovën”, ka fillimisht Aliti pas ndeshjes. “Sot trajneri ma dha detyrën e kapitenit dhe u përpoqa ta ndihmoj ekipin me eksperiencën time”.

“Mendoj se çdo njeri prej nesh e ka treguar veten dhe kemi luajtur ashtu siç ka kërkuar trajneri”.