Fjalë Kyçe

Arsenal edhe pas katër ndeshjeve ngelet pa fitore

Arsenal edhe pas katër ndeshjeve ngelet pa fitore

Arsenal nuk ka mundu të nxjerrë më shumë se një barazim ndaj Crystal Palace. Kësisoj Topçinjtë edhe pas katër ndeshjeve radhazi me rivalët lokal Crystal Palace mbesin pa fitore.

Crystal Palace dhe Arsenal janë ndarë në paqe pasi kanë luajtur baras 1-1 në derbin londinez. Arsenali e nisi më mirë takimin dhe vetëm pas 12 minutave lojë kaluan në epërsi.

Një bashkëveprim i bukur mes dy sulmuesve Lacazette – Aubameyang, bëri që sulmuesi nga Gaboni të shënojë për 0-1. Arsenali vazhdoi sulmet në pjesën e parë, por Pepe një herë dhe Aubameyang një tjetër u treguan të pavëmendshëm.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1. Vendasit u rikthyen në lojë duke barazuar rezultatin 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Ishte sulmuesi nga Gana, Jordan Ayew që pas një goditje brenda zonës barazoi rezultatin në 1-1.

Arsenali mbeti me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të kapitenit Aubameyang që shkaktoi një ndërhyrje të ashpër ndaj Meyer.

Kësisoj Topçinjtë edhe pas katër ndeshjeve radhazi me rivalët lokal Crystal Palace mbesin pa fitore. Cyrstal Palace pas këtij barazimi ndodhet në vendin e nëntë me 29 pikë të tubuara, një pozitë dhe një pikë më shumë se Arsenali.

https://twitter.com/i/status/1215978231628816386