Fjalë Kyçe

Atmoferë briliante te Ballkani, përforcimi i ri i dimrit këndon para bashkëlojtarëve

Atmoferë briliante te Ballkani, përforcimi i ri i dimrit këndon para bashkëlojtarëve

Roni Gashi është njëri prej përforcimeve nga ana e Ballkanit për afatin kalimtar dimëror.

Mesfushori ofanziv që ishte pjesë e Teutës së Durrësit është rikthyer në Kosovë për ta vazhduar karrierën, shkruan Zëri.info.

Skuadra e Ballkanit momentalisht ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje, derisa aty është edhe Gashi.

Siç e do tradita, Gashi, si ardhje e re në skuadër, këndoi një këngë shqipe para bashkëlojtarëve të tij të ri.

Padyshim, atmosfera në skuadrën e Ballkanit këtë edicion është e mrekullueshme në krye me trajnerin Ismet Munishi.

Për më shumë, ju ftojmë ta shikoni videon e mëposhtme.

https://www.facebook.com/Ballkani1947/videos/112607290142297/