Fjalë Kyçe

Behrami e “godet” Petkoviçin, i zhgënjyer me largimin nga Zvicra

Behrami e “godet” Petkoviçin, i zhgënjyer me largimin nga Zvicra

Valon Behrami e ka përsëritur edhe njëherë zhgënjimin e tij për mënyrën se si u pensionua nga Kombëtarja e Zvicrës.

Ylli kosovar vazhdon të jetë pjesë e futbollit aktiv. Tani po luan në Zvicër për Sionin, shkruan Gazeta Express.

Por, është larguar nga Kombëtarja e Zvicrës menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Rusia 2018” bashkë me Blerim Xhemailin.

Behramit i ka mbetur hatri në përzgjedhësin e Zvicrës, Vladimir Petkoviç, i cili përmes një telefonate i kishte thënë se ekipi helvetik nuk llogaritë më në shërbimet e tij.

Kosovari insistion se ka merituar tjetër qasje nga Petkoviç sepse është një lojtar me më së shumti paraqitje për Zvicrën.

”Kam folur vetëm 3 minuta, ndoshta 3 minuta e 20 sekonda. Petkoviç me tha ‘Valon dua të bëjmë ndryshime gjenerate’. Dhe çfarë ndryshimi bëri, ishim vetëm unë dhe Blerimi që u larguam”, ka deklaruar për “Blick” Behrami, i cili ka garuar në katër Kampionate Botërore me Zvicrën.

“A kështu ndryshohet gjenerata? Ai nuk me pyeti fare për mendimin tim, nuk më pyeti nëse jam gati për të vazhduar dhe çfarë mendoj për të ardhmen, sidomos pas Kupës së Botës ku kishim një performancë të mirë”, ka thënë Behrami i cili nuk dëshiron ta takojë kurrë trajnerin boshnjak.