Fjalë Kyçe

Blend Baftiu, talenti kosovar që vlerësohet në Itali

Blend Baftiu, talenti kosovar që vlerësohet në Itali

Blend Baftiu talenti kosovar i Ballkanit i cili po regjistron një sezon fantastik me skuadrën që kryeson renditjen e Ipko Superligës së Kosovës, merr vëmendjen e mediave italiane falë paraqitjeve të tij dhe mbi të gjithave 10 golave të shënuar në 17 ndeshjet e para.

Tuttomercatoëeb i ka kushtuar një artikull të veçantë Blend Baftiut 21-vjeçarit i cili ka patur edhe te Skënderbeu klubi korçar nuk besoi te ai.

“Talenti i Kosovës nuk zhgënjen. Kur ishte 15 vjeç, Blend Baftiu u duk se do të behej një futbollist i rëndësishëm dhe me rritjen e tij fizike nuk po i tradhton pritjet. Lindi në vitin 1998 dhe UEFA e ka përfshirë në mesin e 50 talenteve që duhet të shihen në vitin 2020 dhe duket se hapi drejt një kampionati më të madh po afron. Është shumë i talentuar dhe e meriton ftesën në ekipin e parë pas 10 golave në 17 ndeshjet e para të kampionatit”, shkruan media italiane.