Fjalë Kyçe

Delegati i Drenicës: Shantazhuesit se kanë vendin në FFK, analfabetët po përfitojnë në krah të investitorëve

Delegati i Drenicës: Shantazhuesit se kanë vendin në FFK, analfabetët po përfitojnë në krah të investitorëve

Gjatë ditës së sotme është publikuar një listë me emrat dhe nënshkrimet e delegatëve të klubeve të Superligës që janë mbledhur për të shkarkuar kryetarin e FFK-së Agim Ademin.

Madje në këtë njoftim është thënë se ka pasur edhe falsifikime të nënshkrimeve, ku është përmendur rasti te klubi i Drenicës.

Delegati i skuadrës nga Skenderaj, Ramiz Shala, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se ai e ka dhënë vetë nënshkrimin dhe nuk ka kurrfarë shkelje.

“Ata qe kanë frikë nga klubet le të shkojnë nga Federata, a ka Federatë ne botë qe ekziston pa klube, nuk po i kuptoj pse gjithë kjo frikë nga një iniciativë krejtësisht në funksion të futbollit.”

“Ata qe shantazhojnë përmes “pordhtauleteve” te veta le ta dinë mire se nuk e kanë vendin ne Federatën tonë të Futbollit”.

“Unë jam delegat legjitim që përfaqësoj Drenicën dhe nënshkrimi është i imi dhe nuk ka kurrfarë falsifikimi. Unë mbaj përgjegjësi të plot për atë nënshkrim”, ka thënë Shala.

Përfaqësuesi i Drenicës gjithashtu ka zbuluar edhe arsyen e mbledhjes së nënshkrimeve dhe sa vetë ishin në atë takim.

“Takimi jonë nuk ka të bëj me shkarkimin e Agim Ademit. Ne jemi mbledhur për të ndryshuar statutin e FFK-së. Kemi propozuar që anëtarët e KE të jenë nga një përfaqësues i klubeve të Superligës, një përfaqësues nga Liga e Femrave dhe nga Liga e Parë si dhe një përfaqësues i Futsallit”.

“Në zgjedhjet regjionale po bëhen dallavere dhe shkelje Statutare, madje po përpiqen me i fitu votat me joshje duke keqpërdor buxhetin e FFK-së vetëm e vetëm me e pas KE-ne ne funksion te interesave krejtësisht personale e jo për të bere pune te mire e korrekte për avancimin e futbollit, ata nuk na përfaqësojnë neve Klubeve qe shpenzojmë disa edhe mbi 1 milion euro që kontribuojmë në futboll, por zgjidhen njerëz analfabet pa intelektualitet e përgatitje minimale profesionale për të mbajtur postin në KE thjesht për të fituar materialisht e për ndonjë udhëtim ose eksursion si ky i fundit e krejt kjo në kurriz te buxhetit te FFK-së”, ka thënë Shala.

Sipas Ramiz Shalës, në atë letër janë mbi 32 nënshkrime, nga 9 skuadrat e Superligës dhe 14 nga Liga e Parë.