Fjalë Kyçe

Drin Kokaj nuk e nisë mbarë garën në Lojërat Olimpike Dimërore

Drin Kokaj nuk e nisë mbarë garën në Lojërat Olimpike Dimërore

Skitari i Kosovës, Drin Kokaj garoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

Siç njofton Komiteti Olimpik Kosovës, Kokaj gjatë lëshimit të parë bëri një gabim, për çka u diskualifikua.

Drin Kokaj do të garojë edhe nesër në sllallom. I urojmë fat dhe suksese, transmeton KosovaPerss.

Në Lozana 2020 Kosovën e përfaqësoi edhe skitarja Era Shala, e cila të shtunën theu këmbën, me ç’rast iu pamundësua pjesëmarrja në gara.