Fjalë Kyçe

E turpshme: 39 delegatë s’i dhuruan paratë për shërimin e portierit të Trepçës ’89

E turpshme: 39 delegatë s’i dhuruan paratë për shërimin e portierit të Trepçës ’89

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, sot mori iniciativë që klubet kosovare t’i dalin në ndihmë portierit, Arben Beqirit.

Nga ora 15:00 në hotel ‘Emerald’ sot u mbajtë Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në FFK.

Presidenti dhe përfaqësuesi i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, kur mori fjalën propozoi që të gjithë të pranishmit meditjet e tyre nga ky Kuvend t’i dhurojnë për portierin e Trepçës ’89. Meditje e cila kushton 100 euro.

Presidenti i Trepçës ’89 ka deklaruar se vetëm 16 delegatë kanë dhuruar meditjet e tyre prej 100 eurove, teksa 39 të tjerë nuk e bën një gjë të tillë, edhe pse ishin të pranishëm në sallë.

Për dhurimin e këtyre mjeteve nga vetëm 16 delegatë, foli edhe Abedin Zeka (President i Trepça ’89) i cili ishte shumë mirënjohës për nismën e Remzi Ejupit (President i FC Prishtina), por jo edhe përkrahjen e delegatëve.

“39 delegatë nuk i kanë dhënë paratë – 16 delegatë kanë dhënë para. Unë çfarë kam mundur të shoh se kush ka dhënë para jashtë Superligës kanë qenë klubi i Ramiz Sadikut, 2 Korrikut dhe Trepça”, tha Abedin Zeka.

“I falënderohem shumë Remzi Ejupit për propozimin. Ne kemi menduar që do të grumbullojmë rreth 6 mijë euro, por u pa që ata delegatë nuk janë në gjendje as 100 euro t’i japin për shërim, megjithatë ai është  vetëm vullnet i të gjithëve”, përfundoi Abedin Zeka.

Kujtojmë që javë më parë, Arben Beqiri njoftoi se është diagnostifikuar me tumor në lukth.