Fjalë Kyçe

E zbulojnë mediat spanjolle, Bale rikthehet në Angli

E zbulojnë mediat spanjolle, Bale rikthehet në Angli

Gareth Bale vijon të jetë një emër i nxehtë kur bëhet fjalë për transferimin e futbollistëve.
Sulmuesi i Real Madridit duket i mërzitur në kryeqytetin spanjoll pasi nuk ko luan rregullisht.
Sipas medieve iberike uellsiani është gati të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Ditë e fundit ka pasur një takim midis presidentit të Tottenham Levy dhe atij të Real Madridit, Florentino Perez.
Gjatë negociatave përflitet se palët kanë arritur marrëveshjen për transferimin në verë të Bale. Klubi i Tottenhamit për ta bërë të tijin anësorin britanik do të ofrojë 30 milionë Euro.
Një shifër e ulët në raport me atë çka u ble në vitin 2013 nga madrilenet të cilët e bënë të tyrin Balen për 100 milionë Euro.