Fjalë Kyçe

Fenerbahçes i largohet njeriu që e transferoi Vedat Muriqin

Fenerbahçes i largohet njeriu që e transferoi Vedat Muriqin

Damien Colli ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit Sportiv te Fenerbahçe.

47 vjeçari ishte njeriu që e transferoi Vedat Muriqin te skuadra e Stambollit nga Rizespor, shkruan Indeksonline.

Sot, klubi përmes një komunikate njoftoi largimin e tij.

“Zoti Damien Comolli, i cili filloi të punojë si Drejtor Sportiv në klubin tonë më 12 qershor 2018, që nga sot ai ka dhënë dorëheqjen nga pozita e tij. Ne e falënderojmë për përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë mandatit të tij“, thuhet në njoftimin e Fenerbahçes.

Feneri është rikthyer në formë dhe po lufton për titull pas disa sezoneve zhgënjyese që kishte