Fjalë Kyçe

Florent Hadergjonaj afër kalimit në Superligën e Turqisë

Florent Hadergjonaj afër kalimit në Superligën e Turqisë

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj, është afër kalimit në Superligën e Turqisë.

Florent Hadergjonaj është pjesë e Huddersfield në Championship që nga viti 2018, por mungesa e minutave po shtyejnë lojtarin drejt largimit.

Gazetari i njohur sportiv nga Kosova, Arlind Sadiku, ka shkruar se mbrojtësi i djathtë nga Deçani është huazuar te skuadra turke, Kasimpasa, teksa ende nuk ka ndonjë zyrtarizim.

Sipas Sadikut, Hadergjonaj do të jetë i huazuar te skuadra nga Superliga e Turqisë deri në fundin e këtij sezoni.

Vlen të theksohet se te Kasimpasa, Florent Hadergjonaj do të bashkohet me futbollistin tjetër nga Kosova, Loret Sadikun.