Fjalë Kyçe

Futbollisti shqiptar ndëshkohet me dy kartonë të verdhë gjatë ndeshjes

Futbollisti shqiptar ndëshkohet me dy kartonë të verdhë gjatë ndeshjes

Napoli ka arritur të depërtojë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pasi që ka eliminuar Lazion me rezultat minimal, 1-0.

Lazio është eliminuar nga Kupa e Italisë pasi që ka humbur sonte kundër Napolit San Paulo. Një gol i hershëm e Insigne në minutat e para të ndeshjes bëri që Napoli të fitojë takimin edhe pse pati një lojtar në fushë më pak për shkak se u përjashtua nga loja Elseid Hysaj

Kjo ndeshje u vendos me golin që u shënua në minutën e dytë nga Lorenzo Insigne, gol që ia dha kualifikimin napolitanëve në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ishte një ndeshje tepër dinamike pas pësimit të golit dhe Lazio e kishte mundësinë ideale të kthehet në lojë pasi që në minutën e tetë te ndeshjes u akordua penallti për ta.

Mirëpo, nga pika e bardh dështoi të shënoi Ciro Immobile, pasi që topi i tij përfundoi jashtë portës derisa ai rrëshiti dhe e huqi totalisht penalltinë. Për Napolin gjërat vështirësohen edhe më shumë pasi që në minutën e 19 ata do të mbesin me një lojtarë më pak.

Shqiptari, Elseid Hysaj do të shkaktonte ndërhyrje të palejuar në Immobilen. Ishte kartoni i dytë i verdhë i cili e përjashtoi mbrojtësin e Kombëtares shqiptare nga ndeshja.

Në pjesën e dytë, Lazio u mundua që të barazoi por ishin napolitanët ata që u mbrojtën shumë mirë. Kjo është humbja e parë e Lazio pas 11 ndeshjeve duke e diskualifikuar atë nga Kupa e Italisë, një trofe që ajo e kishte fituar vitin e kaluar duke e mposhtur në finale Juventusin.