Fjalë Kyçe

Hadërgjonaj ngriti në këmbë stadiumin, asiston në sekondat e fundit dhe i jep fitoren

Hadërgjonaj ngriti në këmbë stadiumin, asiston në sekondat e fundit dhe i jep fitoren

Ekipi i Huddersfield Town së fundi ka shënuar fitore të jashtëzakonshme kundër Charltonit si mysafir në EFL Championship.

Shqiptari Florent Hadërgjonaj u inkuadrua nga minuta e parë e ndeshjes, por në pozitën e krahut të majtë, aty ku fillimisht e kishte vendosur Bernard Challandes.

Te Huddersfield Town, Hadërgjonaj po luan edhe në pozitën e mesfushorit të krahut, një tjetër zbulim nga trajneri i Kombëtares së Kosovës.

Hadërgjonaj shkëlqeu në këtë lojë, marrë parasysh që ka pasur një start shumë të dobët të sezonit, për herë të parë arrin të largohet nga pozitat që dërgojnë një ligë më poshtë, pas një asistimi shumë të bukur në sekondat e fundit të ndeshjes nga kosovari për Matty Dalyn që s’e kishte të zorshme ta gjente rrjetën.

Me këto tri pikë, Huddersfieldi arrin në kuotën e 21 pikëve në vendin e 19 në tabelë.