Fjalë Kyçe

Herolind Shala shkruan si lider, i uron futbollistët e rinj për debutim me Kosovën

Herolind Shala shkruan si lider, i uron futbollistët e rinj për debutim me Kosovën

Herolind Shala është shprehur shumë i lumtur me lojtarët që debutuan sot te Kosova, por jo edhe me humbjen që pësuan në miqësore.

Përfaqësuesja jonë edhe pse luajti mirë, u mposht nga Suedia me rezultat minimal 1-0 në Doha të Katarit.

Shala foli si lider i ‘Dardanëve’ duke thënë se merituan më shumë në përballjen ndaj suedezëve.

“Gjithmonë futemi në fushë për të fituar, por sot nuk ia dolëm. Ndeshje shumë e mirë nga ana jonë”, ka shkruar Shala në faqen e tij zyrtare në Facebook.

I lumtur me bashkëlojtarët që debutuan me Kosovën dhe dua t’i urojë të gjithë. Kemi futbollistë shumë të mirë, këta janë e ardhmja e Kosovës”.

Mesfushori ishte i lënduar, por që në rikthimin e tij te Përfaqësuesja jonë tregoi se sa është i rëndësishëm për skuadrën tonë.