Fjalë Kyçe

Heshtja e LA Lakers për Kobe Bryant, asnjë reagim për vdekjen e tij

Heshtja e LA Lakers për Kobe Bryant, asnjë reagim për vdekjen e tij

Los Angeles Lakers është ekipi ku Kobe Bryant u vendos si njëri nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Bryant fitoi pesë kampionate të NBA me Lakers, derisa dje ndërroi jetë tragjikisht pas një aksidenti me helikopter – ku mbeti e vdekur edhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë, përcjell lajmi.net.

Mirëpo i çuditshëm është fakti që Lakers ende nuk e kanë bërë asnjë reagim në rrjetet sociale apo uebsajtin kryesor për vdekjen e legjendës së tyre.

Postimet e fundit të klubit amerikan lidhen me rekordin e LeBron James që kaloi pikërisht Bryant në renditjen e koshashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave, i treti respektivisht i katërti.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj situate të krijuar.