Fjalë Kyçe

Ibrahimoviq tregon se është ende në top-formë, shënon golin e parë me fanellën e Milanit

Ibrahimoviq tregon se është ende në top-formë, shënon golin e parë me fanellën e Milanit

Derisa ka pasur skeptik rreth performacës së futbollistit Zlat Ibrahimoviq, ky i fundit edhe një herë e dëshmoi se është në top-formë.

Zlatan Ibrahimovic ka gjetur golin e parë me fanellën e Milanit, pas rikthimit në San Siro.

Ylli suedez befasoi të gjithë duke vendosur të rikthehet në Milani në moshën 38-vjeçare. Megjithatë, Ibrahimovic ka shtrirë ndikimin e tij menjëherë duke gjetur shpejt edhe golin e parë.

Pas disa minutave të luajtura në ndeshjen me Sampdorian, suedezi startoi sot (e shtunë) ndaj Cagliarit duke tundur edhe rrjetën.

Sulmuesi shtatlartë ka shënuar një gol me klas me të majtën, duke quar epërsinë 0-2 në minutën e 64-të të ndeshjes. /Telegrafi/

https://twitter.com/i/status/1216018549745049602