Fjalë Kyçe

Juventusi nuk heq dorë nga Zaniolo

Juventusi nuk heq dorë nga Zaniolo

Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet një objektiv madhor i gjigantit italian Juventus.

Mesfushori ofensivë i Romës është duke kaluar nëpër një formë jashtëzakonisht të mirë edhe këtë edicion.

Juventusi është duke ndjekur ecurinë e lojtarit pasi ai mbetet dëshirë e madhe e kampionëve të Italisë.

Tuttosport ka raportuar se Zonja e Vjetër e do me doemos transferimin e Zaniolos, nëse jo në janar atëherë në verë.

Kampioni në fuqi i Italisë është gati të shpenzojë rreth 60 milionë euro për transferimin e Zaniolos në ‘Allianz Stadium’.

Gjithsesi Roma e vlerëson shumë yllin e saj dhe vështirë të heqë dorë lehtë nga ai.

Për Zaniolon interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Manchester United, Tottenham Hotspur, PSG e Bayern Munich.