Fjalë Kyçe

Kastriot Rexha: Shpresojmë në një rezultat pozitiv

Kastriot Rexha: Shpresojmë në një rezultat pozitiv

Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli do të përballet me The New Saints, në ndeshjen e kthimit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Para kësaj sfide historike në një prononcim për Gazetën Alo ka folur bomberi i Feronikelit Kastriot Rexha.

“Për ne është ndeshja më e rëndësishme deri më tash duke marr parasysh se jemi shumë afër një kualifikimi për roundin e dytë. Shpresojmë në një rezultat pozitiv në këtë takim”, ka deklaruar sulmuesi Kastriot Rexha.

Feronikelit – The New Saints luhet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim prej orës 20:45.

Kujtojmë që takimi i parë, i zhvilluar në Wales, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.