Fjalë Kyçe

KB Rahoveci triumfon në derbi ndaj KB Bashkimit

KB Rahoveci triumfon në derbi ndaj KB Bashkimit

KB Rahoveci e ka fituar derbin e xhiros në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur KB Bashkimin me rezultatin 101-81 në palestrën ‘Mizahir Isma’.

Skuadrës mysafire nga Prizreni, i takoi vetëm çereku i parë, të cilin e fituan me një pikë diferencë, 24:23.

Në çerekun e dytë, ‘Vreshtarët’ përmbysën gjithçka, duke fituar 30:23, për rezultatin e përgjithshëm 53: 47.

Epërsia e lartë u krijua në çerekun e tretë, ku KB Rahoveci arriti të fitonte me rezultat 27:15, ndërsa vendasve u takoi edhe çereku i katërt, me rezultat 21:19.